Burri hedh gruan nga dritarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Sipas burimeve të policisë mësohet se 52 -vjeçari me inicialet F.R, pas një konflikti në familje, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit, bashkëshorten e tij, 43-vjeç me inicialet L.R, e cila ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin Fier bashkëshortin dhe po kryen veprimet procedurale./tvklan.al