Burri i pastrehë vdes në hyrje të parlamentit


Burri i pastrehë vdes në hyrje të parlamentit

11:53 15/02/2018

Kriza e të pastrehëve në Britani “iu është përplasur deputetëve në fytyrë”, pasi një njeri pa identitet u gjet i vdekur në pragun e Dhomës së Përfaqësuesve.

Vdekja e tmerrshme shkaktoi zemërime ndaj Theresa May për të ndaluar së injoruari numrin gjithnjë e më të madh të njerëzve që janë të pastrehë.

Një punëtore në stacionin e Ëestminster tha se burri ishte bashkuar me katër njerëz të tjerë të pastrehë që flinin jashtë hyrjes në Parlament tre javë më parë.

Por ajo tha për

The Sun

: “Askush nuk e dinte emrin e tij”.

Ai u përshkrua si një burrë “elegant, me ngjyrë” i cili flinte në stacionin nëntokësor të Ëestminsterit çdo natë.

Trupi u gjet nga një anëtar i shërbimeve të kontaktit të Këshillit Bashkiak të Ëestminsterit pas një prej netëve më të ftohta në Londër./tvklan.al 






Të ngjashme