Burri i vë flakën të dashurës në sy të fëmijëve
Policia në Florida është në kërkim të një burri, i cili akuzohet se i hodhi benzinë e më pas i vuri flakën të dashurës së tij.
32 - vjeçari Noel Grullon i shkaktoi 27 - vjeçares plagë të gradës së dytë, në pjesën më të madhe të trupit. Ngjarja e rëndë, sipas amerikanes CBS ndodhi mëngjesin e së martës të shkuar. Gruaja mësohet se ka 2 fëmijë nga një lidhje e mëparshme, 1 - vjeç dhe 4 - vjeç, të cilët sipas policisë dëshmuan të gjithë ngjarjen. [caption id="attachment_302122" align="aligncenter" width="620"]Noel Grullon
[/caption] Pas krimit, Grullon mori makinën e tij dhe u arratis. Dyshja mësohet se ishin në një lidhje prej 6 muajsh dhe 27 - vjeçarja priste një fëmijë prej tij. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pasi e reja kërkoi që të ndaheshin. 32 - vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi ka një histori të gjatë arrestimesh për dhunë e krime të ndryshme përfshirje grabitje me armë./tvklan.al