Burri largohet para 9 vitesh, gruaja: Djalin e vogël nuk e njeh as ai, as familja e tij
Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së dy fëmijëve. Ajo tregoi se para 9 vitesh si pasojë e një grindje me bashkëshortin dhe dhunës që ai ushtroi ndaj saj dhe fëmijës 4 vjeç, vendosi të largohet nga shtëpia dhe të shkojë tek prindërit.
Kur u largua ishte 4 muajshe shtatzënë dhe që nga ai moment nuk ka patur asnjë kontakt me bashkëshortin. Ai nuk interesohet për fëmijët dhe nuk ka shkuar të takojë edhe djalin e vogël, ku erdhi në jetë.
Edhe sot, ai dhe familja e tij nuk e njohin vogëlushin.
Mirela Milori: Gjatë këtyre viteve që ti u ktheve në shtëpinë e babait, i ati telefonon që të pyesë për fëmijët?
Gruaja: Jo asnjë gjë. As një ditëlindje t’i thotë të birit, atij që e la 4 vjeç.
Mirela Milori: Gëzuar ditëlindjen, nuk e ka bërë?
Gruaja: Jo asnjë gjë!
Mirela Milori: Po djalin e vogël e ka takuar?
Gruaja: Jo, djali i vogël nuk e njeh, e ka lënë 4 muaj e gjysmë në bark.
Mirela Milori: Nuk e ka parë asnjëherë djalin e vogël?
Gruaja: Jo asnjëherë!
Mirela Milori: Po njerëzit e tij?
Gruaja: As njerëzit e tij, as nuk janë interesuar. Kam patur numrin e kunatës së madhe e kam marrë në telefon, kur kam shkuar tek materniteti të lind. Ka ardhur atë ditë dhe pastaj nuk ia kam parë më fytyrën.
Mirela Milori: Nuk kanë ardhur ta shohin nipin e vogël?
Gruaja: Jo, as nuk e njohin se si është!
Mirela Milori: Ju jetoni larg me shtëpi nga shtëpia e bashkëshortit apo në një fshat?
Gruaja: Jemi pak larg!
Mirela Milori: Po vjehrri, vjehrra nuk kanë pyetur për këta nipër?
Gruaja: Jo, jo. Një fjalë të mirë nuk e di prej tyre, lëri gjërat e tjera. Edhe kur shkoja t’i thoja ndonjë gjë, mbylle gojën më thoshte mua, është burrë e di vetë. Ti ta mbyllësh gojën t’i shërbesh si do ai. Është burrë, e di vetë.
Mirela Milori: Ka krijuar familje të re?
Gruaja: Nuk e di!
Mirela Milori: Kontaktet e fundit që ke dëgjuar për të? Ku është, është në fshat apo ka ikur?
Gruaja: Vëllai i madh e gjeti në Facebok dhe ai i tha të thyejë qafën me gjithë ata. Nuk më interesojnë se ku janë, as ajo dhe ata që ka pas vetes./tvklan.al