Burri mbyll kapakun e jacuzzi-t dhe lë gruan brenda
Një grua e dehur u mbyt, pasi burri i saj qëllimisht i mbylli kapakun e jacuzzi-t me ujë të nxehtë.
Eric Huska, 58 vjeç, u arrestua të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij Wheeling, Illinois dhe akuzohet për vdekjen e bashkëshortes së tij 57-vjeçare.
Përpara se të ndodhte ngjarja çifti ka qenë duke pirë alkool.
“Për fat të keq, Laura, vdiq. Alkooli dhe jacuzzi me ujë të nxehtë i ka marrë jetën asaj”, tha zëvendësdrejtori i policisë, Todd Wolf, për
Chicago Tribune.
Policia më vonë lëshoi në deklaratë lidhur me vdekjen e Laura Huska, e cila u kap në kamerat që ishin instaluar jashtë shtëpisë së tyre. Në video dukej qartë se sesi Eric ka mbyllur kapakun e jacuzzi-t ku ishte gruaja e tij.
Edhe pse Laura bëri disa përpjekje për të dalë nga aty, por e kishte të pamundur ka thënë, Walf.
Nuk dihenn ende shkaqet se pse Erik mbyti bashkëshorten e tij. Në rrjetin social Facebook, ata duken një çift i lumtur dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte, ka thënë policia./tvklan.al