Burri merr pagesë nga kompania e sigurimeve pasi një centiped e kafshoi në pjesën intime


Burri merr pagesë nga kompania e sigurimeve pasi një centiped e kafshoi në pjesën intime

22:54 06/10/2021

Një burrë që vendosi të zhvishej dhe të merrte një sy gjumë në dysheme pas pastrimit të shtëpisë së tij, u zgjua pasi ndjeu një pickim nga një centipedë në testikujt e tij.

Burri i quajtur Ye u shpjegoi gazetarëve se ai u zgjua nga dhimbja e fortë në ijë dhe shpejt kuptoi se ishte pickuar.

Përpjekja për të hequr centipedën vetëm e përkeqësoi dhimbjen dhe shkoi direkt në spital, ku mjekët kuruan plagën që kishte marrë, sipas Daily Star.

Në fillim dukej se gjithçka ishte nën kontroll, por më pas ndodhi diçka e pazakontë. Ai u kontaktua nga zyra e sigurimeve dhe iu komunikua se ai kishte të drejtë të merrte një pagesë.

Një përfaqësues nga kompania e sigurimeve shpjegoi se kafshimi i një centipede ishte një ngjarje shumë e pazakontë, në fakt në dhjetë vitet punë në këtë kompani, ai nuk kishte dëgjuar të ndodhte një ngjarje e tillë.

Fatkeqësia e Ye u cilësua si një aksident dhe për këtë arsye ai do paguhej për humbjen e parave ndërsa ai shërohej. /tvklan.al






Të ngjashme