Burri misterioz prenoton një vend në avion për kukullën
Një pasagjere e pafat e gjeti veti ulur në avion pranë një burri i cili kishte prenotuar një vend për kukullën e tij, në dy fluturime të njëpasnjëshme.
Sara Novic nga Brooklyn e dokumentoi përvojën e pakëndshme në Twitter gjatë udhëtimit për në Cincinnati. Burri misterioz dhe kukulla e tij Barbara do të vizitonin rikrijimin e “Arkës së Noas” dhe muzeun. Ai e kishte prenotuar biletën e lodrës nën emrin e saj. Pasi zbuloi se pasagjeri i kishte paguar biletën kukullës, Novic tha se stjuardesa e porositi atë të mos prenotonte më biletë për të. Bileta e Barabarës ishte paguar duke përdorur pasaportë false por askush nuk e kuptoi derisa stafi i linjës ajrore vuri re se një person nuk ishte në fluturim./tvklan.al