Burri vdes nga një top orizi


Burri vdes nga një top orizi

09:19 23/11/2016

Një burrë nga Japonia ka humbur jetën pasi i ngeci në fyt një top orizi, teksa merrte pjesë në një konkurs

“të hash shpejt”.

Burri, identitei i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas BBC humbi ndjenjat në eventin që po mbahej në Hikone, në prefekturën e Shiga më 13 Nëntor, teksa po përpiqej të hante 5 topa onigiri në 3 minuta.

Ai vdiq në spital 3 ditë më vonë, ndërsa mbeti në gjendje kome dhe nuk u përmend në asnjë moment.

Kompeticionet “të hash shpejt” janë tepër popullore në Japoni dhe ndiqen nga spektatorë të shumtë.

Ekspertët i paralajmërojnë gjithashtu pjesëmarrësit për rrezikun e mbytjes dhe ata marrin përsipër edhe rrezikun e dëmtimit të stomakut e ezofagut./tvklan.al






Të ngjashme