Burri vret gruan, 2 djemtë dhe më pas edhe veten
Ngjarja tragjike në një familje në Viti
Kishin ardhur në Kosovë për të kaluar festat e fundvitit. Familja nga diaspora nuk e priti farë ndërrimin e mot-moteve.
Kryefamiljari nga Pozhorani i Vitisë dyshohet që pas një zënke me bashkëshorten e tij mbrëmë të ketë vrarë atë, pastaj dy djemtë dhe në fund veten.
“Mund të konstatoj se tri viktima kanë qenë brenda shtëpisë dhe një në kopshtin e shtëpisë. Dyshimi i parë fillestar është që kryefamiljari të ketë vrarë bashkëshorten dhe dy djemtë dhe më pas në kopshtin e shtëpisë të ketë vrarë veten. Këto janë vetëm dyshime fillestare”.
Policia dhe prokuroria është duke vazhduar hetimet.
Tv Klan