Burri vret me sqepar e thikë bashkëshorten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec.
'Motivet e dobëta' janë bërë shkak për një krim në familje, në fshatin Blacë. Sipas të dhënave paraprake të policisë, 49 vjeçari Bashkim Mekolli, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, po 49 vjeç, Demirkë Mekolli. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilët shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Pas krimit, babai i autorit rrëfeu se e kishte gjetur të birin në oborrin e shtëpisë, me thikë në dorë. Sipas tij, 49 - vjeçari vuante nga depresioni. Në oborr e gjeti edhe policia, kur e arrestoi. Përpara se të prangosej ai i kishte thënë të atit se gruaja nuk duhej të varrosej në fshat, por në vendlindjen e saj, në Lushnje. Nuk ka dhënë asnjë detaj për motivet. As në polici, pasi nuk ka pranuar të flasë. /tvklan.al [caption id="attachment_315818" align="aligncenter" width="489"]Demirkë Mekolli, viktima
[/caption] [caption id="attachment_315819" align="aligncenter" width="585"]Shtëpia ku ndodhi vrasja
[/caption]