Bushati: Procesi i normalizimit Kosovë- Serbi të përfundojë me njohjen e njëri- tjetrit


Bushati: Procesi i normalizimit Kosovë- Serbi të përfundojë me njohjen e njëri- tjetrit

10:23 03/10/2018

Në konferencën ndërkombëtare “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se janë ndërmarrë hapa pozitivë dhe vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës. Bushati tha se procesi i dialogu dhe normalizimit duhet të përfundojnë me një njohje të ndërsjellët dhe të ndriçojnë rrugën mes Serbisë dhe Kosovë.

Një pjesë nga fjala e Ditmir Bushatit: 

Procesi i dialogu dhe normalizimit duhet të përfundojnë me një njohje të ndërsjellët dhe të ndriçojnë rrugën mes Serbisë dhe Kosovë.

Serbia nuk e ka të kristalizuar marrëdhënien me NATO-n. Duhet ti kujtojmë Serbisë që në rrugën e procesin evropian vendet kanë disa detyra, në raport më politikën e jashtme dhe të sigurisë. 

Procesi i pajtimit është një proces më i gjerë dhe i dhimbshëm. Nuk është një proces që mund të arrihet duke glorifikuar të keqen. Ndërkohë që rruga jonë duhet të jetë drejt Brukselit. Ne vlerësojmë hapat që janë hedhur në Serbi për të trajtuar të shkuarën, si dhe hapat që janë hedhur në Kosovë, apo dhe Bosnje.

Ne po jetojmë kohë më të vështira dhe është e rëndësishme që të jemi më solidarë më njërit-tjetrin,

tha ministri Bushati.

/

tvklan.al

 






Të ngjashme