Bushati takim me homologun holandez
Në kuadër të punimeve të Ministerialit të NATO-s në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun holandez, të cilin e informoi mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe, veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut.
Bushati theksoi se Shqipëria është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin vijues në procesin e integrimit.
Ndërsa ministri holandez tha se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme.
“Vijimësia në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta bëjë të natyrshme mbështetjen për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”
, – theksoi ai.
Tv Klan