Bushati takon politikanë të Preshevës: Dialogu të mbyllet me njohje


Bushati takon politikanë të Preshevës: Dialogu të mbyllet me njohje

16:14 23/08/2018

Gjatë një takimi me një përfaqësi politike nga Lugina e Preshevës ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se përmbyllja me një marrëveshje e dialogut Kosovë- Serbi për njohje të ndërsjelltë do të sillte jo vetëm normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin e gjithë rajonit.

Por Bushati nuk ka shprehur qëndrimin që ka qeveria shqiptare lidhur me debatin për korrigjimin e kufijve.

Përfaqësueseve të komunave të Luginës së Preshevës ministri i tha se është detyrim i drejtpërdrejt i autoriteteve serbe të sigurojnë përmbushjen tërësore të të drejtave për ta.

Tv Klan






Të ngjashme