Butrinti në Unesko – (10 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qyteti Antik i Butrintit ka një sipërfaqe rreth 16 hektar i themeluar 3400 vjet para Krishtit, i shpallur pasuri botërore nga UNESKO në 1992 pret përfundimin e procedurave që përcaktojnë kufinjtë e zonës së mbrojtur. Territoret që do të fitojnë statusin e mbrojtjes do të ketë një sipërfaqe rreth 2300 hektar dhe kufizohet nga bregdeti Jon, liqeni i Bufit, Ksamili dhe Vrina.
Për këshilltarin e Ministrit të Kultuës Richard Hojh, që është njëkohësisht edhe drejtori shkencor i fondacionit Butrinti. Me statusin e ri Butrinti do të jetë një zonë më e madhe arkeologjike dhe më e mbrojtur nën juridiksionin e UNESKOS.
Duke fituar kufinjtë e rinj, Butrinti edhe pas dhjetë, njëqind apo një mijë vjetësh, do të vazhdoj të mbetet zona turistike, mistike dhe e pazbuluar siç është sot. Statusi i ri i zonës turistike të Butrintit është i njëjtë me atë që kanë dhe rreth një mijë objekte në gjithë botën, si Piramidat e Egjiptit, Akropolin e Athinës etj./tvklan.al