Butros Gali vizitë në TV Klan (17 Nëntor 1999)
Numri një i frankofonisë botërore, ish Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Butros Butros Gali ka preferuar Televizionin Klan për të shprehur pikëpamjet e tij rreth Shqipërisë dhe botës frankofone.Para se të largohej nga vendi ynë pas vizitës tre ditore Butros Butros Gali ka vizituar ambientet e Televizionit Klan, kompania më e madhe private radiotelevizive shqiptare, tashmë në shtrirje të valëve edhe në zonat e banuara nga shqiptarët, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Në hyrje të Televizionit Klan, Butros Butros Gali është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Aleksandër Frangaj, gazetari Blendi Fevziu dhe punonjës të tjerë të televizionit. Përreth 60 minuta Gali i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Fevziu në studiot televizive të Klanit. Kjo është e para vizitë e një personaliteti të sferës së lartë botërore në një Radiotelevizion privat kombëtar shqiptar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame