Buxheti, Veliaj dëgjesë me banorët e Njësisë 10
“Ndërtoje dhe ata do të vijnë”. Tirana, kryeqyteti kulturor kozmopolitan i Ballkanit. Ky është titulli që gazeta britanike “The guardian” ka zgjedhur për shkrimin që i ka kushtuar ndryshimit të Tiranës. Duke vlerësuar punën e kryebashkiakut, shkrimi është fokusuar te projekti i sheshit “Skënderbej”, të cilin e ka konsideruar unik. Shkrimi i prestigjiozes britanike u vu edhe në qendër të fjalës së kryebashkiakut Veliaj gjatë dëgjesës për buxhetin në njësinë numër 10.
“
Një nga gjërat që vihet re në mënyrë sistematike është sa i sigurt është ky qytet. Në Tiranë ka plot punë për të bërë, por “The Guardian” dhe shumë media kritike po na thonë se ky qytet, pas zgjimit nga letargjia 4-vjeçare, sot është më i mirë”,
tha kryebashkiaku.
Veliaj premtoi se puna për zhvillimin e Tiranës do të vazhdojë, por për këtë nevojitet shumica në Këshillin Bashkiak.
“
Buxheti që po diskutojmë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, në të cilin sot fatkeqësisht nuk kemi shumicën absolute. Jam i sigurt se ata të opozitës do të vijnë në ditën e votimeve, por duhet t’i pyesim: Ej, ku keni qenë? …? Pse keni tre vite që nuk votoni asgjë në Bashkinë e Tiranës?,
u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS-në, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet.
Tv Klan