Bylykbashi: Rama lexoi ndryshimet kushtetuese, roli vendimmarrës i ndërkombëtarëve ishte në ligj 


Bylykbashi: Rama lexoi ndryshimet kushtetuese, roli vendimmarrës i ndërkombëtarëve ishte në ligj 

20:20 20/07/2016

Nën/kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi thotë se paragrafi të cilit iu referua në konferencën për shtyp Kryeministri Rama, është një dispozitë kushtetuese, që nuk ka vlerë.

Kjo sipas tij, pasi në ligjin “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, të miratuar në Qershor nga maxhoranca në mungesë të opozitës në Komisonin e Reformës ka parashikuar rol vendimarrës për ndërkombëtarët në procesin e vettingut.

Oerd Bylykbashi, Nën/kryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi:

“Ajo që ai lexon i korrespondon vetëm një nen kushtetues, ndërkohe që projëktiligji me të cilin kjo maxhoranca ka zbatuar atë nen kushtetues dhe e ka miratuar pa ne në Komision nuk flet për rekomandim por thotë se OMD mund të fshije emrin e kandidatit dhe ky është  vendim ekzekutiv,  në kundërshti me vijën e kuqe që hoqi komisoneri Hahn.”

Por Bylykbashi zbulon se edhe në një tjetër opsion të propozimit hybrid të bërë nga maxhoranca, që sipas tij i jep sërish ndërkombëtarëve kompetenca ekzekutive.

Oerd Bylykbashi, Nën/kryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi:

“Duke vazhduar mbi këtë pozicion edhe propozimi hybrid në pjesën kur flet për vetting-un në hapin 2 thuhet se paneli heq nga lista kandidatët ose e fshin siç ishte në rastin e parë, njësoj është. Në të dyja rastet bie ndesh me Venecian.”

Për pasojë thotë Bylykbashi citimi i kryeministrit nuk ka asnjë vlerë, pasi sipas tij një dispozitë kushtetuese detyrimisht do të duhet të zbatohet edhe në ligj.

Tv Klan






Të ngjashme