Bylykbashi: Shumica mban peng reformën zgjedhore


Bylykbashi: Shumica mban peng reformën zgjedhore

15:18 24/09/2016

Rastet e shit-blerjes së votës që u vunë re në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, për të cilat Prokuroria ka nisur një hetim është një fenomen që opozita druan se mazhoranca do ta përdorë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo pasi, sipas demokratëve, puna për reformën zgjedhore ende nuk ka nisur.

Oerd Bylykbashi:

Reforma zgjedhore është e vonuar shumë, është mbajtur peng dhe bllokuar qëllimisht nga maxhoranca deri me tani. Në mënyrë të qartë për të bërë të pamundur ndërhyrjet në ligj për të zhbërë mundësitë e blerjes së votës.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi thotë se qëllimisht po tentohet të mos reflektohen rekomandime e OSCE/ODIHR dhe propozimet e opozitës. Bylykbashi thotë se do të kërkojë thirrjen urgjente të mbledhjes së Komisionit.

Pak ditë më parë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi nga klasa politike të përshpejtojë me reformën zgjedhore./ TV KLAN






Të ngjashme