Bylykbashi: Vettingu i Europës rrëzoi kandidatët e Ramës në Strasburg


Bylykbashi: Vettingu i Europës rrëzoi kandidatët e Ramës në Strasburg

16:38 09/10/2016

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, e akuzon Kryeministrin Edi Rama se ligjin e Vetting-ut e sheh si levë për të kapur drejtësinë.

Kjo, sipas tij, u provua nga rrëzimi pak ditë më parë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i të tre kandidatëve për gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Bylykbashi thotë se rrëzimi tregoi se qeveria kishte shkelur me të dy këmbët rregullat e Këshillit të Europës.‎

Sipas tij, Edi Rama i shkeli rregullat sepse donte të çonte avokatët e interesave të tij në Strasburg dhe jo të interesave të qytetarëve.

Bylykbashi thekson se 3 kandidatët e përzgjedhur nga Rama, me kriter të vetëm lidhjen nepotike familjare me ministrat e tij dhe shërbimin politik, Këshilli i Europës i refuzoi pa denjuar t’i intervistojë, e madje as t’i presë.

Tv Klan






Të ngjashme