Byroja e Kuvendit – (8 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria Shqiptare po shkel Kushtetutën e Re të miratuar më 22 Nentor. Posti antikushtetues i sekretarit për Integrimin Europian i mbajtur nga Maqo Lakrori është kontradikta e parë mes Parlamentit dhe Qeverisë. Kryeparlamentari Gjinushi në mbledhjen e parë të Byrosë së Kuvendit i ka venë afat Qeverisë fundin e muajit Shkurt, për përshtatjen e ligjeve me Kushtetutën.
Gjinushi i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të raportoj në parlament për shkeljet e verifikuara në administratën shtetërore. Byroistët e kuvendit kanë debatuar dhe për konfliktin Klosi – Mazi në ekranin e Televizionin Shtetëror. Është kërkuar që brenda 30 ditëve të zgjidhen drejtuesit e rinj të këtij institucioni./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame