Byroja e Parlamentit (3 Shtator 1999)
Deputetët do të rikthehen ditën e hënë në dyert e Parlamentit për të rifilluar punimet e sesionit të pestë të Legjislaturës së 15-të. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të byrosë parlamentare nën drejtimin e Kryeparlamentarit Skënder Gjinushi.
Në këtë sesion deputetët do të shqyrtojnë projektligjet për statusin e nënpunësit civil, përmirësimin e pensioneve të veteranëve të luftës, referendumet, policinë e shtetit, grumbullimin e armëve dhe municioneve, projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, statusin e deputetit dhe për projektligje të tjera.
Ditën e enjte do dalë para Parlamentit Kryeministri Majko me ministrat e tij për të raportuar për projektet konkrete që do paraqiten në kuadër të Paktit të Stabilitetit në konferencën e Barit. Gjinushi në datat 5 deri me 7 Shtator do marrë pjesë në krye të një delegacioni parlamentar në festimet e jubileut të 50 vjetorit të Bundestagut Gjerman dhe në një konferencë për integrimin Europian./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame