Byroja e parlamentit për KQZ – (4 Qershor 2000)


Byroja e parlamentit për KQZ – (4 Qershor 2000)

21:19 04/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Opozita ka refuzuar sot ftesën e nënkryetarit të parlamentit Namik Dokle, për të paraqitur kandidatët për një vend të lirë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kompetencë kjo e parlamentit. Sipas Dokles kodi i ri elektoral parashikon mbledhjen e parë të komisionit elektoral brenda datës 13 Qershor.

Kryetari i grupit demokrat Jemin Gjana shprehet se Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të rindërtohet duke e kthyer kodin elektoral në kuvend. Ndaj kërkesës së Gjanës, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se e vetmja rrugë mbetet ankimi në Gjykatën Kushtetuese dhe propozimi i amandamenteve në parlament të cilat duhet të votohen me 2/3 e votave të deputetëve.

Në mbledhjen e sotme të Byrosë Parlamentare u hodh propozimi që parlamenti të shpallë datën 15 Qershor ditë feste me rastin e Çlirimit të Kosovës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme