Byroja parlamentare, debati Gjinushi-Gjana për rivotimin e Ngjelës – (12 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kandidatura e avokatit legalist Ngjela është kthyer përsëri në objekt debati mes kryeparlamentarit Gjinushi dhe nënkryetarit të demokratëve Jemin Gjana. Gjinushi tha, se Ngjela nuk mund të rivotohet nga deputetët, për të zënë vend në komisionin parlamentar për listat e votuesve. Pas kësaj deklarate, Gjana e akuzoi Gjinushin, si shkaktarin e prishjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës.
Skënder Gjinushi:- “Tani ne këtu nuk mund të hapim precedentin e rivotimit. Zoti Ruçi ra dakord, që të propozohet edhe unë konkretisht pranova, pavarësisht se kisha mendim tjetër dhe e propozova, deputetët votuan kundër, këtu s’kemi çfarë të bëjmë ne”.
Në lidhje me mocionin e opozitës për shkarkimin e kryeprokurorit Rakipi, deputeti socialist Spartak Braho tha, se ende nuk ka procedura për të shkarkuar drejtuesit e institucioneve kushtetuese, si presidentin dhe kryeprokurorin./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame