Byroja parlamentare diskutim për pasaportën e re shqiptare – (20 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Byroja parlamentare ka vendosur diskutimin në seancën plenare gjatë dy javëve të ardhshme të ndryshimeve në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptar me pasaportë për jashtë shtetit. Me tipin e ri të pasaportës do të pajisen të gjithë shtetasit në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Për shtetasit nën 16 vjeç, kjo pasaportë do të vlejë për një periudhë pesë vjeçare, ndërsa për shtetasit mbi 16 vjeç, kohëzgjatja do të jetë dhjetëvjeçare. Kostoja e prodhimit do të ndikojë në çmimin më të lartë të pasaportës së re për udhëtimet jashtë vendit./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame