Byroja Parlamentare mbledhje – (30 Janar 2000)


Byroja Parlamentare mbledhje – (30 Janar 2000)

10:00 30/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka refuzuar sot ftesën për të marrë pjesë në komisionin parlamentar për Paktin e Stabilitetit. Për këtë byroja parlamentare i ka rezervuar PD-së jo më tre anetar në këtë komision por vetëm dy anetar. Gjashtë anëtar do të emërohen nga socialistët ndërkohë që social demokratët, të djathtët e qendrës në parlament do të përfaqesohen nga një anëtar. Kryetari i grupit demokrat Jemin Gjana kërkoi shtimin në numër të komisionit të jashtëm parlamentar me dy anëtar nga PD dhe nga një anëtarë të komisioneve parlamentare të financave, ligjeve dhe arsimit dhe kulturës. Kjo kërkesë është interpretuar nga kryeparlamentari Gjinushi si tendencë e demokratëve për të përmbysur raportet aktuale politike në këto komisione.

Ministri i Shtetit Ilir Zela, kërkoi të shpejtohet kalimi në sencë parlamentare brenda ditës, së enjte në parlament i projekt ligjit për teatrot, me ndryshimet e duhura. Gjinushi i kërkoi grupeve parlamentare të konfirmojnë zyrtarisht listat e deputetëve pasi rezulton që një deputet bën pjesë në njëkohësisht në dy grupe parlamentare. Gjatë mbledhjes së Byrosë Parlamentare kryetari i deputetëve demokrat Gjana ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Meta, për institutitn shtetërore të të përndjekurve. Ndërsa demokristiani Bushati, ngriti zërin se janë bllokuar financimet e partive të vogla. Gjithashtu të djathtët kanë kërkuar që të shtyhet për në muajin Mars ligji për KQZ-në./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme