Byroja parlamentare mblidhet për anëtarët e KQZ – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Byroja parlamentare mblidhet nesër paradite për të verifikuar dorëheqjen e komisionerit Shahin Bistri, ndonëse dorëheqja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, i mbetet kryesisë së parlamentit të kërkojë nga grupet parlamentare propozimet nga kandidatët për anëtar të KQZ, brenda 15 ditësh. Në prag të dorëheqjes janë edhe të zgjedhurit e KLD, Arbi Jeshimani, të cilët do të zëvendësohen nga konferenca kombëtare gjyqësore më 9 Shkurt. Përsa i përket diskutimit të zonave elektorale, përfaqësuesit e opozitës pritet të publikojnë vërejtjet e tyre nesër në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame