Byroja Parlamentare mblidhet për statusin e deputetit ( 1 Nentor 1999)


Byroja Parlamentare mblidhet për statusin e deputetit ( 1 Nentor 1999)

08:34 01/11/1999

Te enjten në Parlament, kabineti i ri Qeveritar Meta do të paraqesë programin për të marrë votëbesimin. Vetëm pas këtij akti ministrat e rinj do të ulen në podiumin e lartë përballë deputeteve. Byroja Parlamentare ka miratuar sot paradite kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit ku parashikohet diskutimi i dy projektligjeve të diskutuara prej disa javesh nga komisionet parlamentare.

Projektligji për statusin e nënpunësit civil i hap rrugë ligjore reformës në administratën publike. Punonjësit e kësaj adminisstrate do të testohen me konkurs për aftësitë profesionale. Projektligji tjetër që ka të bëje me statusin e deputetëve. Ky projektligj u siguron deputetëve shpërblim përveç rrogës edhe për pjesëmarrjen tek komisionet parlamentare. Pasaporta dhe dieta të njëjta me funksionarët shtetërorë të kategorisë së parë për udhëtimet jashtë vendit.

Deputetëve qeveria duhet tu sigurojë kredi për shtëpi banimi, ku krahas leje 55 ditore për pushime deputetët përfitojnë lehtësira doganore. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e privilegjeve që deputetët do ti rezervojnë vetes në kuadër të zyrtarizimit të statusit të deputetëve në Parlament./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme