Byroja parlamentare për KQZ – (9 Qershor 2000)


Byroja parlamentare për KQZ – (9 Qershor 2000)

22:48 09/06/2000

Arkiva Lajme – Tv KLan 2000

Është anuluar sot mbledhja e byrosë parlamentare që do të shqyrtonte kandidatët e opozitës për një vend në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili zgjidhet me votim nga deputetët në parlament. Një ftesë zyrtare e kryeparlamentarit Gjinushi është adresuar sot grupimeve parlamentare të djathta, të kryesuara nga Gjana e Bushati, për të paraqitur kandidaturat.

Megjithatë të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvilloj mbledhjen e tij të parë edhe nëse nuk janë zgjedhur të shtatë anëtarët e këtij komisioni. Nënkryetari i parlamentit Namik Dokle ka deklaruar disa ditë më parë se parlamenti mund të zgjedh anëtarë të KQZ edhe ndonjë deputet të pavarur./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme