Byroja përjashton Flamur Nokën. Opozita largohet nga Kuvendi
Byroja Kombëtare, pas marrjes në shqyrtim të kërkesave të dy grupeve parlamentare PS dhe PD vendosi vetëm përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendit të deputetit Flamur Noka, ndërsa deputeti i PS, Erjon Braçe nuk është dënuar.
Ky vendim i Byrosë erdhi si pasojë e përplasjes mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetit socialist Erion Braçe ditën e sotme gjatë zhvillimit të seancës plenare.
Pas vendimit të Byrosë, opozita braktisi seancën parlamentare./tvklan.al