Çadrat shndërrohen në ‘armë’, terrorizohen pushuesit


Çadrat shndërrohen në ‘armë’, terrorizohen pushuesit

19:21 28/07/2018

Pushues të shumtë ia mbathën të terrorizuar pasi erërat e forta i shndërruan çadrat e plazhit në "armë", duke i fluturuar ato nëpër qiellin e Tenerife.

Ato përfunduan nëpër qiell dhe dielli nga pas e bëri të vështirë për pushuesit që të dallonin sa të rrezikshme ishin, derisa ata që ndodheshin në det panë se po u vinin me shpejtësi nga lart.

Nuk bëhej fjalë për një çadër, por të paktën 5 të tilla që vërtiteshin nëpër qiell nga erërat e forta. Dhe kur iu afruan tokës, pushuesit dhe fëmijët ia mbathën me vrap duke ulëritur.

E gjithë kjo skenë sa e pazakontë, por edhe e rrezikshme ndodhi në Maritime Park, Santa Cruz de Tenerife, në ishujt spanjoll Canary, një destinacion tejet i preferuar nga turistët.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar. Mediat lokale raportuan se çadrat ranë në tokë dhe punonjësit i mblodhën. Videoja e këtij momenti u publikua në internet dhe është parë më shumë se 115 mijë herë.

/tvklan.al






Të ngjashme