Çağatay Ulusoy heq dorë nga…
Ende nuk është një informacion zyrtar, por aktori i famshëm turk Çağatay Ulusoy duket se është larguar nga seriali i ri “Barbaros” (një serial historik nga krijuesit e “Sulejmani i Madhërishëm”).
Një nga arsyet e largimit mësohet të jetë angazhimi në disa projekte paralele dhe moskoordinimi i orareve ka bërë që aktori të rishikojë marrëveshjen me producentët e serialit të ri.
Aktualisht xhirimet janë shtyrë për shkak të koronavirusit dhe aktori është “detyruar” të tërhiqet pasi është duke xhiruar sezonin e ri të serialit “The Protector” nga Netflix.
Seriali historik “Barbaros” i dedikohet jetës së dy vëllezërve piratë.
Nëse do të jetë Çağatay Ulusoy pjesë e këtij produksioni na mbetet të presim reagimin e producentëve ose vetë aktorit. /tvklan.al