Çako: Do të forcojmë masat për sigurinë rrugore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në një deklaratë për mediat sot, paralajmëroi se policia në bashkëpunim me ARRSH-në do të përforcojnë marrjen e masave të sigurisë për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Po ashtu, Çako tha se masat që do të ndërmerren do të shkojnë drejt ashpërsimit të ndëshkimit për shkelësit e Kodit Rrugor, duke mos përjashtuar edhe këmbësorët.
I pyetur për operacionin forca e ligjit Çako tha se operacioni do të vijojë të zbatohet në të gjithë vendin dhe se do të ketë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Tv Klan