Çako: Penalizim shitblerësve të votës
I gjendur në një ciklon akuzash të LSI-së se po përdor policinë për të shantazhuar qytetarë dhe manipuluar procesin zgjedhor të 25 qershorit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, thotë se policia do të penalizojë të gjithë ata persona që do të identifikohen në aktivitete që lidhen me shitblerjen e votës.
“Gjej rastin të them se Policia e Shtetit, do të jetë e gatshme të zbatojë ligjin edhe në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal sa i përket zgjedhjeve. Policia do të jetë e gatshme të penalizojë këdo që përfshihet në aktivitetin e shitblerjes së votës”.
Për ditët e zgjedhjeve policia do të veprojë sipas një plani të veçantë. Do të ketë një grup të drejtuar nga Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Altin Qato. Nëpërmjet këtij grupi, do të ketë komunikim dhe monitorim të të gjitha vendshërbimeve të punonjësve të policisë. Të gjitha informacionet do të verifikohen në kohë reale.
Tv Klan