Caktimi i datës së zgjedhjeve, Presidenti Meta pret krerët e partive
Presidenti i Republikës Ilir Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjdhjeve të vitit të ardhshëm.
Kreu i shtetit do të presë në takime të veçanta Kryeministrin Edi Rama i cili pritet të shoqërohet edhe nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla.
Më pas do të jetë në zyrën e kreut të shtetit edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Meta pritet të takojë edhe përfaqësues të forcave të tjera politike.
Me ndryshimet e reja në kodin elektoral, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në periudhën nga 15 Prilli deri në 15 Maj.
Tv Klan