“Çalik” dhe “Eagle”, 150 mijë Euro ndihma
Drejtuesit e “Çalik Holding” dhe “Eagle Mobile” vizituan zonën e prekur nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, ku dhe premtuan shpërndarjen e 150 mijë Eurove, që këto kompani kanë vendosur t’u japin banorëve të prekur.
Sipas zotit Orhan Xhoshkun, president i “Çalik Holding” për Evropën Juglindore dhe Ballkanin, si dhe Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, gjatë ditës së sotme tre kompanitë do të depozitojnë 120 mijë Euro “cash” në llogarinë e çelur për të prekurit dhe 30 mijë Euro të tjera do të jepen në formë ushqimesh për zonat e prekura, për ata që kanë nevojë.
Përfaqësuesit e tre kompanive, asaj “Çalik Holding”, “BKT” dhe “Eagle Mobile” gjatë vizitës te banorët e këtyre zonave u njohën më nga afër dhe me punën që po bëhet nga forcat e ushtrise, pushtetit qendror dhe atij lokal për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.
Tv Klan