Çamët e PDIU marrin drejtimin e Arkivës së Shtetit
Ka nisur të zbatohet marrëveshja që Partia Socialiste ka nënshkruar me aleatet e rinj të PDIU-së. Çamët e Shpëtim Idrizit kane marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Ardit Bido është drejtori i ri që zëvendëson një tjetër aleat të vogël të kryeministrit Edi Rama, Gjet Ndojn që e mbajti këtë detyrë për afro 3 vjet.
Mësohet se marrëveshja me çamët parashikon dhe të tjera emërime në nivel drejtorësh dhe pritet të zbatohet brenda vjeshtës. /TV KLAN