Campi, President i ri i Italisë (13 Maj 1999)
Ministri i Thesarit dhe ish Kryeministri Karlo Axeliu Çampi do të jetë Presidenti 10-të i Republikës Italiane të pasluftës. Ai do të marrë kompetencat e plota me 28 Maj, datë kur përfundon mandati i Presidentit Oskar Luigji Skalfaro. 78 vjeçari Çampi ka mbi shpatulla një karrierë të gjatë si bankier. Kulmin e karrierës së tij megjithatë ai do të theksojë firmosjen së bashku me Prodin të fitores së Euros, kur Italia u bë pjesë e monedhës europiane./tvklan.al
Gazetare: Eni Vasili