Cana ambasador i “FIFA Grassroots”


Cana ambasador i “FIFA Grassroots”

14:51 26/10/2017

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana  është emëruar nga Federata Shqiptare e Futbollit, si Ambasador për Shqipërinë i projektit të “FIFA-s, Grassroots” që synon në nxitjen e fëmijëve për tu afruar me sportin e futbollit. 

“E ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tonë. Kur them tonë nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën”,

tha Cana në konferencën për shtyp.

Me këtë lëvizje, federata synon 6të shfrytëzojë imazhin e Lorik canës për të promovuar sportin e futbollit.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, tha se projekti i futbollit të fëmijëve është një nga prioritetet e organizmit që drejton.

Tv Klan






Të ngjashme