Cana dhe Cikalleshi: Kërkojmë maksimumin nga Zvicra
Nga Austria, lojtarët e kombëtares së futbollit janë treguar të vendosur për synimet e Europianit. Në sallën e konferencave Bad Waltersdorf në Austri, kapiteni Lorik Cana dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, thanë se ndeshja e parë më Zvicrën është shumë e rëndësishme për skuadrën kombëtare.
Cana dhe Cikalleshi thanë se pjesëmarrja e kombëtares së futbollit, në Europian është një ngjarje e madhe që i bën krenarë, dhe për këtë arsye, thanë ata, duhet që të punojmë shumë. Kombëtarja shqiptare është mbledhur në Austri për të zhvilluar stërvitjet.
Tv Klan