Cana, një nga legjendat e Marseille
Lorik Cana është përzgjedhur nga klubi Olympique Marseille, një 11-shen e legjendave të ekipit. Këtë të diel klubi organizoi një fushatë për të afruar sa më shumë tifozë në mbështetje të ekipit, duke ftuar 11 emra të mëdhenj, ish-futbollistë të cilët lanë gjurmë.
Është një gjë që bëjmë çdo vit mes nesh. Është gjithnjë kënaqësi e madhe të vish këtu dhe të kalosh ca kohë me këta tifozë që janë të jashtëzakonshëm dhe të firmosësh suvebniret e tyre.
Lorik Cana ishte përkrah figurave si Jean-Pierre Papin, Jean Tigana, Dragan Stojkovic, Alain Boghossian.
Ata u nderuan edhe përpara publikut në stadiumin e qytetit në prag të ndeshjes kundër Lille. Lorik cana luajti 122 ndeshje në 4 vjet tek Olympique Marseille, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Tv Klan