Çani i bërtet Sofisë: Ç’do ti me kondicionerët? Ik merr xhupin!
Një zënkë e vogël ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, teksa Arjan Çani ka debatuar me Sofinë.
Arsyeja e kësaj “zënke” ka qenë kondicioneri, për të cilin Çani ka urdhëruar të mos ndizet më pa dhënë ai leje.
Në krahun e Çanit ka qenë edhe Curi, i cili është shprehur se personat në prapaskenë duan të jenë vetë rehat dhe nuk duan t’ia dinë se ç’bëhet në studio.
Çani: Kush e hapi kondicionerin mo plak? Se ne merremi edhe me këto punë në studio. Kush e hapi? Pse u hap kondicioneri? Kë pyetët? Çdo ti Sofie që merresh me kondicionerin?
Sofia: Kisha ftoht mo!
Çani: Ik merr xhupin! Fike kondicionerin urgjent!
Sofia: Sa e ndeza një sekond, e fika.
Çani: Çfarë diktatori do isha unë, Rama s’është gjë fare…
Curi: Pra duhet të jetë rehat pjesa e backstage dhe ne të marrim fund këtu. Këta të backstage janë mjeshtra, të jenë rehat vetë, ç’bëhet këtu…
Çani: Hera e fundit që përdoren kondicionerët pa lejen time në këtë studio! Dakord?
Sofia: Sorry!/tvklan.al