Cardi B, mijëra USD dhurata
Reperja ndihmon me veshje dhe ushqime fëmijët në nevojë
Cardi B mund të jetë reperja më e çmendur që kemi njohur, e cila nuk njeh limite. Por jashtë skenës, është një tjetër person.
Me flokët e kapura, pa make up ajo është parë teka bënte pazar për fëmijët në nevojë. Në këtë periudhë festash, ata janë më të lënduarit, pasi nuk kanë pranë askënd që t’i ofrojnë dashurinë e një familjeje. Ndaj dhe Cardi po kujdeset që kjo gjë të ndihet sa më pak.
27-vjecarja ka shpenzuar mijëra dollarë për dhurata, si lodra dhe veshje për të vegjlit. Reperja u pa të ndalojë në dyqane si Louis Vuitton, Ferrari, Foot Locker, Guçi, një dyqan rrobash për fëmijë dhe një furrë buke.
Gjesti i saj ka surpizuar shumë persona të cilët, e kanë përgëzuar për këtë nismë dhe se kurrë nuk harron ato që ajo ka kaluar në të shkuarën.
Klan Plus