Caritasi Shqiptar ndërhyn në zonat e përmbytura
Caritasi Shqiptar ka filluar punën për të ndërhyrë në këtë situatë alarmante të krijuar në zonat e përmbytura në verilindje të vendit. Grupet e para të punës kanë ndërhyrë në komunat më të prekura, Dajç dhe Ana e Malit.
Autoritetet lokale dhe bashkëpunëtorët e Caritasit Shqiptar kanë shpërndarë ndihmat e para në ushqime dhe veshmbathje në fshatrat Dajç dhe Obot. Vetëm në ditët e fundit janë dërguar dy kamionë me ndihma.
Banorët e evakuuar falë ndihmës së shoqatës janë vendosur në qendrat e Caritasit, dioqezane dhe pranë kishave.
Në tren kanë qenë të pranishëm edhe presidenti i Caritasit Shqiptar, Imzot George Frendo dhe Drejtori Kombëtar Albert Nikolla.
Janë hapur edhe numra llogarie për të ndihmuar të goditurit nga fatkeqësia, por edhe duke u drejtuar pranë zyrave qendrore në rrugën Don Bosko në Tiranë.
Tv Klan