“Caruso” e famshme si balet
Mbi një nga këngët më të bukura italiane, “Caruso” të Lucio Dalla-s, nuk kishte si të mos konceptoje një vepër koreografike.
Mvula Sungani regjisori dhe koreografi përmes “physical dance” një teknike ku kërcimtari sfidon fizikun e tij dhe shikuesi përpihet nga format që krijojnë trupat njerëzorë, e shndërron në balet “Caruso-n”, që Lucio Dalla i dedikoi tenorit të madh Enrico Caruso.
30 vite nga regjistrimi i parë i të famshmes “Caruso” e përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, baleti më të njëjtin titull, që ashtu si edhe kënga po gëzon të njëjtin sukses në teatrot e botës, vjen edhe në skenën tonë të Operas dhe Baletit./ TV KLAN