CD me veprat e Aleksandër Peçit prodhuar në SHBA – (28 Prill 2001)


CD me veprat e Aleksandër Peçit prodhuar në SHBA – (28 Prill 2001)

09:48 28/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Është prodhuar në Nju Jork një CD me veprat e viteve 90, të artistit të merituar të kompozitorit shqiptar Aleksandër Peçi. Ky është një nga evenimentet më të rëndësishme, për muzikën kontenporane shqiptare. Pas një bashkëpunimi të gjatë me kompaninë amerikane të prodhimit të CD “Labor rekord” në Nju Jork.

Është ansambli Amra nën baketën e të mirënjohurit Zhani Ciko. Kuarteti Spectrum, solistët Fatos Qerimi, Pjetër Guralumi, Rudina Ciko, Merita Rexha, Besnik Doshlani, Zana Frashëri, që realizojnë CD e parë të muzikës bashkëkohore shqiptare me krijimtarinë e Aleksandër Peçit. Kjo CD është prezantuar në Janar 2001 në ekspozicionin botëror organizuar në Kanë të Francës.

Pas disa muajsh në Amerikë del CD e dytë e Aleksandër Peçit, e titulluar “Kënga e thyer”, interpretët e të cilës janë, Zhani dhe Rudina Ciko, Qerimi, Guralumi, Kureta, Doshlani, Rexha etj./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme