Çdo ditë dhjetëra qytetarë shtrohen në spital


Çdo ditë dhjetëra qytetarë shtrohen në spital

15:36 07/08/2020

122 të shtruar, 20 në reanimacion dhe 3 të intubuar

Shtrimet në spital vijojnë të mbeten të larta. Dhjetëra të prekur dhe të dyshuar me covid shtrohen çdo ditë në dy spitalet covid.

Nga të dhënat e siguruara nga Tv Klan rezulton se 122 janë të shtruar në dy spitalet covid, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Prej tyre 20 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar në gjendje të rëndë për jetën.

Bluzat e bardha rekomandojnë mbajtjen e distancës dhe përdorimin e maskave në ambiente të hapura dhe të mbyllura si të vetmet masa që frenojnë përhapjen e Covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme