Çdo lëvizje për rinumërim të votave në SHBA


Çdo lëvizje për rinumërim të votave në SHBA

12:46 04/12/2016

Një gjykatë në Pensilvani ka hedhur poshtë kërkesën e kandidates së të gjelbërve amerikanë për president, Jill Stein për rinumërim të votave në këtë shtet federal.

Fushata e Stein po vazhdon të kërkojë rinumërim, por tani do iu drejtohet gjykatave federale, dhe jo atyre shtetërore.

Ajo gjithashtu ka kërkuar rinumërim të votave në Miçigan dhe Uiskonsin.

Stein dyshon se ka pasur parregullsi dhe ndërhyrje potenciale kibernetike që sipas saj kanë ndikuar në rezultatin zyrtar.

Në rast se rinumërimet do të tregonin se ishte kandidatja demokrate, Hillary Clinton ajo që fitojë në të tri këto shtete atëherë ajo do e tejkalonte Donald Trump me numër të votave elektorale, që janë përcaktuese të fituesit të presidencës amerikane./tvklan.al






Të ngjashme