“Çdo sekondë mendoja se do vdisja…”


“Çdo sekondë mendoja se do vdisja…”

19:50 29/12/2017

Një refugjat sirian ka treguar se si ai mposhti dallgët masive dhe rrymat vdekjeprurëse për të notuar për shtatë orë me radhë nga Turqia drejt Greqisë.

Ameer Mehtr tha se nuk kishte para mjaftueshëm për të paguar transportimin e tij në Europë pasi familja e tij humbi shtëpinë dhe mbeti pa të ardhura si rezultat i luftës civile pesëvjeçare që po shkatërron atdheun e tij.

Duke qenë i trajnuar më parë me ekipin kombëtar të notit sirian në kryeqytetin e Damaskut, Mehtr kuptoi se shansi i vetëm për të filluar një jetë të re në BE ishte që të rrezikonte duke notuar përgjatë katër miljeve në të gjithë detin Egje nga Turqia në ishullin grek të Samos.

Refugjati, mosha e të cilit nuk bëhet e ditur, kaloi disa muaj duke u përgatitur për “aventurën” e rrezikshme, duke u trajnuar pothuajse çdo ditë me një trajner noti në det pranë brigjeve të kryeqytetit libanez të Bejrutit, ku ai jetonte pasi u arratis nga Siria në maj.

Në muajin shtator, ai u ndje i gatshëm të provonte të kalonte me not, pasi kishte kaluar shumë kohë duke studiuar hartën për të gjetur rrugën më të shkurtër që do e çonte nga Turqia në Samos.

Ai kishte lidhur rreth belit disa sende personale, përfshirë një telefon, disa disqe të mbushura me fotografi të vjetra të familjes dhe atdheut të tij.

 “Çdo sekondë mendoja se do vdisja”

, tha ai për The Sunday Times.

“Por vazhdova të notoj dhe ndërsa shihja shkëmbinjtë para meje, mendoja ‘këtu është e ardhmja ime’

,” tha ai.

Më pas ai kaloi një muaj që jetonte në kampet evropiane të refugjatëve dhe udhëtoi në trena të mbushur me emigrantë për të arritur në Suedi. Mehtr tani jeton në një qendër azili në vendin skandinav./tvklan.al 






Të ngjashme