CDU-CSU gjejnë gjuhën për emigrantët
Kur dukej se koalicioni qeverisës në Gjermani po shkonte drejt shpërbërjes, situata mori një kthesë 180 gradë.
Kristian-demokratët e kancelares Merkel dhe Social-kristianët e ministrit të brendshëm Zehofer, ranë dakort për një plan masash për përballimin e krizës së emigrantëve. Palët ranë dakord për ngritjen e të ashtuquajturave zona të transitit.
Në plan është ngritja e kampeve për azil kërkues në kufijtë e Gjermanisë, dhe përmbyllja e të gjitha procedurave të azilit brenda atyre kampeve. Emigrantët që do të refuzojnë do deportohen menjëherë. Të dielën, aleati i vjetër i Merkel, social-kristiani Zehofer, paraqiti dorëheqjen përpara partisë së tij, pas mospërputhjeve me kancelaren.
Tv Klan