Ceka ndahet nga Gjinushi – (23 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dy miqtë e vjetër Neritan Ceka dhe Skënder Gjinushi ndahen përfundimisht në prani të kryeministrit Majko. Lideri liberal demokarat i ka kërkuar kryeministrit që të hënën në mbledhjen e koalicionit të paraqesë ndryshimet e menjëhershme në qeveri. Në të kundërt aleanca do të braktis koalicionin duke e lënë Majkon vetëm me Gjinushin.
Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Të mbaj ata njerëz qoft në staf, qoft në koalicion dhe ato parti që i duhen qeverisë. Ato që s’i duhen s’ka nevoj për ceremoni”.
Gazetari:- Do ja kërkoni që të hënën, që në takimin e parë që do të bëjë koalicioni ndryshimin në qeveri?
Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Patjetër unë do ja kërkojë ndryshe nga ç’ka menduar që çështja e stafit mund të jetë pas kongresit. Mendoj që me kritikat që na janë bërë nga miqtë e Shqipërisë, janë vërtetë ata që paguajn, ky ndryshim duhet bërë urgjentisht. Unë nuk kam ndonjë rezervë, o të rri Gjinushi, o të rri Aleanca. Aleanca është gati nëqoftë se nuk i duhet qeverisjes të rri në opozitë, do ishte kënaqësi për ne, le të vazhdon miqësinë me Shulin dhe me miqtë e tjerë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame